Rozë

Foto/ Dua Lipa duket kaq e thjeshtë dhe e bukur në udhëtimin e saj luksoz në Marok

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 06 April 2023

Dua Lipa dukej e pabesueshme teksa u shfaq me një këmishë të bardhë të tejdukshme ndërsa poshtë kishte veshur të brendshme të zeza, në një seri fotografish në Instagram nga udhëtimi i saj luksoz në Marok.

Këngëtarja, 27 vjeçe, dukej elegante teksa e kishte futur këmishën nën një palë pantallona lëkure të zeza dhe të ngushta. Bukuroshja i shtoi luk-ut një palë këpucë të larta dhe disa aksesorë të thjeshtë

Ajo mori vëmendje me fotot e saj nga prapaskenat e fushatës së saj të fundit të bukurisë YSL.

-Advertisement-

Duke qëndruar e thjeshtë, Dua më vonë e ndërroi këmishën e saj të tejdukshme me një bluzë të bardhë.

Këngëtarja e One Kiss u ndryshua sërish duke veshur rroba banjoje ngjyrë rozë më një bluzë të zezë sipër dhe xhinse të gjera, blu e errët, ndërsa pozoi për një selfie në pasqyrë duke mbajtur një libër dhe duke veshur një palë syze dielli të zeza.

“Kalova disa ditë në Marok me familjen time @yslbeauty duke filmuar fushatën e re #LIBRE!! Jam e emocionuar që të gjithë ju ta shihni këtë”, shkroi ajo.

Dua gjithashtu ka një tjetër projekt emocionues në punë, pasi ajo është e vendosur të regjistrojë këngën tematike për filmin e shumëpritur Barbie.

Filmi live-action Barbie do të shohë Margot Robbie të marrë rolin e kukullës ikonike , ndërsa Ryan Gosling do të luajë si Ken.

Përveç shkrimit të këngës tematike për epikën e mbushur me yje, Dua do të luajë gjithashtu si një version sirene i Barbie, me një pamje të parë që e tregon atë me kostum.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera