Rozë

FOTO: Bebe Rexha në kërkim të një të dashuri të ri

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 09 August 2023

Pak javë më parë Bebe Rexha tregoi se ajo dhe partneri i saj, Keyan Safyari i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.
Këngëtarja tregoi se shkak ishin bërë disa komente të Keyanit për peshën e saj dhe faktin që fytyra e saj ka ndryshuar që kur ka shtuar në peshë.

Bebe e ka konfirmuar ndarjen edhe në koncertet e fundit duke u shprehur se po kalon një periudhë të vështirë. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar këngëtaren që të jetë në kërkim të një partneri të ri. Gjatë një koncerti në Londër, Bebe u tregoi fansave se kishte në plan që pas koncertit të dilte në një lokal për të gjetur nje të dashur të ri.

“Do dal tek Heaven (klub në Londër) sonte, do argëtohem dhe do kërkoj për një të dashur të ri”, tha ajo nga skena.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera