Lajme

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Statovci: Kosova, storje suksesi

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 22 October 2022

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jeta Statovci, ka publikuar fotografi nga Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke thënë se ky forum, për Kosovën, ka rëndësi të dyfishtë.

Përmes Facebook-ut, Statovci deklaroi se forumi në fjalë e rreshton Kosovën me vendet e “storjeve të suksesit”, mbi rolin e grave në shoqëri.

Bashkë me Statovcin dhe nikoqirën e këtij Forumi, presidenten Vjosa Osmani, në fotografi shihet edhe deputetja Albena Reshitaj dhe Mimoza Kusari-Lila.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Statovcit:

Kosova është njëra nga vendet që ka pësuar shumë nga sistemet që i kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore e, nga ana tjetër, është njëra nga vendet që ka përfituar më së shumti nga përhapja e demokracisë.

Andaj, për Kosovën, ky edicion i këtij forumi, ka një rëndësi të dyfishtë, pra jo thjesht dhe vetëm si njëra nga vendet që i bashkohet aksionit të vendeve të avancuara si zotim i Samitit për Demokraci, që është mbajtur në ShBA, por edhe si njëra nga vendet “success story”, se si demokracia dhe paqja rrëzojnë paradigma, sidomos në raport me gratë dhe rolin e tyre në shoqëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera