Forumi Ekonomik i Vjenës e cilëson Kosovën si pjesë integrale të Evropës, Jackovich: Ka shumë presione nga jashtë
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 08 May 2023
Nën Patronatin e kryeministrit Albin Kurti, Forumi Ekonomik i Vjenës (VET) ka mbajtur konferencën me titull “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023”.
Elena Kirtcheva, anëtare e bordit dhe sekretare e përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës, tha se qëllimi kryesor forumit është konsolidimi i rajonit, i cili, siç tha ajo, ka nevojë për Evropën, por edhe i nevojitet asaj.
“Ne duhet të shohim përpara duke pasur prioritet konsolidimin e rajonit. Ky është qëllimi kryesor i një forumi ekonomik, që të ketë konsolidimin sepse rajoni ka nevojë për Evropën, por më lejoni të them që Evropa ka nevojë për rajonin gjithashtu”, është shprehur Kirtcheva.
Edhe kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Victor Jackovich, tha se Kosova është pjesë integrale e Evropës, teksa konsideroi se ka edhe një ekonomi të gjallë.
Ndërsa, për sfidat, Jackovich tha se Kosova ka edhe presione nga jashtë por se beson se do t’i kapërcejë ato, raporton EO.
“Sot ju keni një ekonomi të gjallë, një shtet funksional, një popullatë shumë të talentuar dhe një qeveri të mençur. Ka shumë sfida që përballeni, edhe presione do të thosha prej shumë vendeve të ndryshme, nga Uashingtoni, nga Brukseli, nga Beogradi, nga kudo. Ndoshta ky është fati i një shteti të vogël. Sepse ju keni një demokraci dhe sepse keni mbështetjen e popullit tuaj dhe një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, ju jeni në gjendje t’i përballoni këto sfida dhe t’i kapërceni ato dhe është në këtë mjedis Forumi Ekonomik i Vjenës do të vazhdojë”, tha ai.
Kryeministri Albin Kurti, në këtë forum, tha se si qeveri kanë bërë investime ne fushën e ekonomisë, e sipas tij organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar përparimin e Kosovës në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
“Organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar përparimin tonë të rëndësishëm në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ne kemi forcuar gjithashtu urat tona me fqinjët tanë të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se kjo përpjekje përfaqësohet më së miri jo nga numrat, por nga takimet e panumërta. Kam pasur kënaqësinë të jem pjesë e vendit ku ndajmë sfidat fitoret dhe vizionet me njëri-tjetrin, ndërsa përmenda arritjet e së kaluarës, jam edhe më entuziast për ato të së ardhmes që po shikojmë në vitet ambicioze dhe të gjelbra përpara”.
Ai përmendi edhe marrëveshjen e fundit me FMN-në, e cila do të përdoret për energjinë e riprodhueshme.
“Marrëveshja e fundit me FMN-në na jep 80 milionë euro fillestare për ndërtimin e kondensatorëve të energjisë së rinovueshme dhe diellore me mundësinë e 80 milionëve të tjerë dhe në strategjinë tonë energjetike 2022-2031 parashikojmë për më pak se 10 vjet më shumë se 1300 megabit të prodhuar nga energjitë e rinovueshme. Po krijojmë gjithashtu fondet e para sovrane të pasurisë së vendit tonë”.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...

































