Auto&Tech

Fortnite, loja e re që ka “skllavëruar” adoleshentët

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 09 October 2018

Fortnite është një video-lojë që u krijua në vitin 2017, por që u bë virale shumë shpejt në të gjithë botën. Prej pak muajsh, qarkullon edhe në Shqipëri. Loja funksionon në mënyrë të tillë: ti ose një grup shokësh luftoni kundër gjithë të tjerëve. Qëllimi është mbijetesa. Por, kjo mbijetesë po përkthehet së fundmi në varësi, veçanërisht mes adoleshentëve tanë.

Dikur ishte Pokemon Go që krijoi varësi te miliona persona. Më pas erdhi Balena Blu, loja vrasëse që u ndalua. Tani, një numër shumë i madh adoleshentësh dhe fëmijësh edhe në Shqipëri kanë krijuar varësi nga loja e re që shkarkohet falas. Ajo është bërë më tërheqëse edhe se bastet dhe pikat e internetit janë plot me të mitur që qëndrojnë me orë të tëra.

Në internet qarkullojnë video që tregojne deri ku shkon varësia ndaj Fortnite.

-Advertisement-

Shumë yje të muzikës dhe sportit janë fiksuar pas kësaj loje, si Drake dhe Travis Scott.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera