Lajme

Fortifikime dhe mbrotje nga sulmet me dronë – Polonia do të investojë miliarda për “Mburojën Lindore”

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 28 May 2024

Programi “Mburoja Lindore” është operacioni më i madh për përforcimin e kufirit lindor të Polonisë dhe në të njëjtën kohë edhe krahun lindor të NATO-s që nga viti 1945, tha ministri i Mbrojtjes, Vadislav Kosiniak-Kamysz në Varshavë.

Polonia, dëshiron të investojë miliarda për fortifikimin e kufirit të saj lindor për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme. Me këtë program Polonia reagon ndaj agresionit rus dhe luftës në Ukrainë, që po vazhdon prej më shumë se dy vjetësh.

Fortifikime dhe mbrotje nga sulmet me dronë

-Advertisement-

Polonia planifikon ngritjen e fortifikimeve dhe vendosjen e pengesave të llojeve të ndryshme në kufi, por edhe instalimin e sistemeve moderne për mbikëqyrjen e trafikut ajror në çdo parametër dhe në çdo lartësi, – tha ministri polak i Mbrojtjes. Në sistemin mbrojtës një rol vendimtar do të luajnë pajisjet dhe impiantet për mbrotjen nga sulmet me dronë, sqaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Polake, Vieslav Kukula.

“Ne kemi 700 kilometra kufi për të siguruar, 400 kilometra prej të cilëve janë me Bjellorusinë,” tha zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk. Kufiri i Polonisë është edhe kufi i jashtëm i BE-së. Zbatimi i masave fortifikuese pritet të fillojë këtë vit.

Fortifikimi i kufirit pritet të kushtojë 2.3 miliardë euro. Polonia llogarit që për këtë projekt të marrë edhe ndihma nga BE-ja. “BE-ja duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, nëse dëshiron të mbetet zonë paqeje dhe zhvillimi”, tha ministri polak i Mbrojtjes Kosiniak-Kamysk.

Sistemi pritet të bëhet gjithashtu pjesë e një strukture mbrojtëse rajonale që do të krijohet së bashku me vendet baltike anëtare të NATO-s, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë. Polonia kufizohet me Ukrainën si dhe meBjellorusinë autoritare, e cila është aleate e Moskës. Në verilindje Polonia kufizohet gjithashtu me enklavën ruse të Kaliningradit. Për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën, Polonia shihet nga Kremlini si armike./ DW

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera