Lajme

BE formon fondin për mbrojtje

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 07 June 2017

Bashkimi Evropian të mërkurën formoi fondin për mbrojtje, nga i cili do të financohen teknologjitë e reja ushtarake si fluturaket pa pilot, pasi vendet anëtare të NATO-s janë nën presionin e SHBA-ve për të shtuar buxhetin e tyre ushtarak, transmeton KosovaPress.

Fondi duhet të sigurojë 500 milionë euro në vitin 2019 dhe 2020, për blerjen dhe zhvillimin e pajisjeve ushtarake. Këto mjete do të dyfishohen në një miliard euro në nivelin vjetor prej vitit 2020, transmeton AP.

 Ideja për fondin erdhi pas debatit të ashpër rreth buxhetit të BE-së pas Brexit, vlerëson gazeta britanike Guardian. Në fakt, po shqyrtohet se si të mbyllet “vrima” prej 10 miliardë eurosh, e cila do të mbetet pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera