Lajme

Formohet Klubi i Mjekëve në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 08 December 2023

Për hërë të parë në fushën e mjekësisë në Klinë, të dielën, më 03 Dhjetor 2023, është formuar Klubi i Mjekëve të Klinës, i përbërë nga mjekë që jetojnë dhe punojnë në Klinë dhe në pjesë të tjera të Kosovës. Ky klub synon të organizojë takime të rregullta mujore për të diskutuar mbi jetën profesionale të mjekëve, përvojat e tyre, dhe tema të ndryshme të lira.

Në takimin e parë të këtij klubi ishin të pranishëm 62 mjekë specialistë nga fusha të ndryshme, duke përfaqësuar një gamë të gjerë moshash dhe gjinish. Gjatë këtij takimi, u zgjodh një trup kordinues prej pesë anëtarësh, të përbërë nga Dr. Rexhep Manaj, Dr. Anton Shllaku, Dr. Haxhi Ibishi, Dr. Merita Rraci, dhe Dr. Driton Prenaj. Kjo iniciativë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive mes mjekëve në Kosovë dhe rajon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera