Lajme

Formohet grupi punues për vlerësimin e pronave të Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 31 July 2018

Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të N.Sh. “Trepça” dhe përfshirja e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare “Trepça”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Valdrin Lluka, tha se ky grup duhet të formohet për të vlerësuar asetet e Trepçës.

Po ashtu është themeluar grupi punues  teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës.

-Advertisement-

Ministri Lluka, tha se ky grup do të ketë qëllim të gjejë zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet sociale./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera