Sport

Formacioni me yjet që mund t’i transferoni falas në janar

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 25 December 2017

Kanë mbetur pak ditë deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit në futboll.

Përveç transferimeve që mund t’i bëjnë në muajin e parë të vitit 2018, skuadrat mund të arrijnë marrëveshje falas me lojtarët që janë në përfundim të kontratës me skuadrat e tyre.

Janë një numër i madh i lojtarëve që në janar hynë në gjashtë muajt e fundit të kontratës.

-Advertisement-

Kjo ka bërë që media e njohur italiane, ‘Calciomercato.com’ të bëjë një formacion me lojtarët që janë në përfundim të kontratës.

Mjafton që t’i përmendim emrat si Ibrahimovic, Sanchez e Balotelli për ta kuptuar se për çfarë lojtarë bëhet fjalë.

Formacioni i ‘Calciomercato’:Reina; Lichtsteiner, De Vrij, Subotic, Shaw; Emre Can, Herrera, Ozil; Balotelli, Ibrahimovic, Sanchez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera