Sport

Formacioni me i mirë i sezonit në Superligë sipas redaksisë së Gazetës inFokus

Autori: Erion Maliqaj 17:19 | 06 August 2020

Me 26 korrik elita e futbollit kosovar e mbylli sezonin 2019/2020, që ishte i jashtëzakonshëm për shkak të pandemisë dhe garës për titull nga katër skuadra deri në xhirot e fundit, shkruan Gazeta inFokus.

Drita arriti që me 68 pikë ta fitonte titullin kampion për herë të tretë në histori të klubit.

Fotografia e LUMI PRESS 06

-Advertisement-

Aq pikë sa ‘bardhekaltërit’ arkëtuan edhe futbollistët e Gjilanit, por për shkak të ndeshjeve direkte me të mira të Dritës ‘kuqebardhët’ përfunduan të dytit në tabelë.

Fotografia e SC Gjilani

Sezon fantastik zhvilloi edhe Ballkani, që për herë të parë në histori të klubit ‘luftonte’ për trofeun me të çmueshëm në Kosovë. Megjithatë, suharekasit u deshtë të pajtoheshin me pozitën e tretë, ku grumbulluan 67 pikë, një me pak se Drita e Gjilani.

Gazeta Metro – Zyrtare: Skuadra nga Liga e Parë transferon dy ...

Edhe Prishtina zhvilloi një kampionat mjaftë të mirë, ku deri në xhiron e 29-të garonte për titull kampion, por në fund kryeqytetasit përfunduan të katërtit me 62 pikë.

FC Prishtina asnjë rast pozitiv me koronavirus - Fol Drejt

Drita me triumfin në Superligë siguroi garat evropiane, ku do ta përfaqësoj Kosovën në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Përveç Dritës, vendin tonë në arenën ndërkombëtare do ta përfaqësoj edhe Gjilani që përfundoi i dyti në tabelë. ‘Kuqebardhët’ do të marrin pjesë përherë të parë në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Pos skuadrave nga qytetit i Gjilanit, futbolli kosovar në Evropë do të prezantohet edhe nga klubi i Prishtinës, që në finale të Kupës mposhti Ballkanin me rezultat minimal 1-0. Falë triumfin në Kupë, edhe kryeqytetasit do të marrin pjesë në parakualifikimet e Ligës së Evropës. Kjo do të jetë hera e katërt me radhë që Prishtina luan në Evropë.

Duke parë zhvillimin e kampionatit dhe tabelën përfundimtare pas 33 xhirove të zhvilluara, redaksia e Gazetës inFokus ka përzgjedhur formacionin me të mirë të sezonit në Superligë.

Në portë është vendosur portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, i cili me ‘bardhekaltërit’ fitoj Kupën e Kosovës, si dhe mbajti 15-të herë portën e paprekur në 28 takime sa u paraqit në kampionat, duke pranuar vetëm 16-të gola. Bekaj gjithashtu gjatë këtij sezoni ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Kosovës, ku në miqësoren e 12 janarit në Katar ndaj Suedisë ka debutuar.

Mediat turke shkruajnë për të ardhmen e Visar Bekajt, opsion ...

Në qendër të mbrojtës janë vendosur Ardian Cuculi i Dritës dhe Franc Veliu i Gjilanit. Që të dy këta lojtarë kanë qenë pikat kryesore në mbrojtjen e skuadrave të tyre.

Fotografia e LUMI PRESS 06

Cuculi ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 3 herë, ndërsa Veliu ka realizuar 4 gola dhe 1 asistim.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes gjendet pa asnjë dyshim, Armend Thaqi i Prishtinës, i cili ka qenë me efikas se shumë sulmues në Superligë. Thaqi ka shënuar 6-të gola dhe ka asistuar 14 herë, duke u bërë asistuesi me i mirë i ligës.

Armend Thaqi: Ndeshje e vështirë, por duhet të japim gjithçka nga ...

Në krahun e majtë të mbrojtjes është pozicionuar, Liridon Leci i Dritës, i cili deri në 5 xhirot e fundit ishte nder lojtarët me të dalluar të gjilanasve, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve me trajnerin, Ardian Nuhiu, ai u largua nga ekipi në ndeshjet e fundit. Leci realizoi 2 gola dhe beri disa asistime për shokët e skuadrës që në fund dolën kampion.

Fotografia e LUMI PRESS 06

Mesfushor defensivë i ekipit me të mirë të sezonit është vendosur, Edvin Kuç i Ballkanit. Kuç ishte lojtari me i mirë në mesfushën e suharekasëve. Ai ishte motori i skuadrës, me vrapime, ndërhyrje, pasime, gola e asiste.

Fotografia e Edvin Kuc

Në krahun e majtë të mesfushës ofensive është Blend Baftiu i Ballkanit, i cili zhvilloi sezonin e tij me të mirë, duke u bërë futbollisti me i dalluar i Superligës. Baftiu edhe pse nuk arriti ta dërgoj Ballkanin në Evropë individualisht ishte lojtari me i mirë i këtij kampionati, duke u bërë edhe golashënuesi me i mirë i Ligës me 19 gola. Ai gjithashtu regjistroi edhe pesë asiste.

Blend Baftiu, talenti kosovar që vlerësohet në Itali - Gazeta Express

Mesfushor ofensivë është vendosur Astrit Fazliu i Dritës, i cili i ndihmoi ‘bardhekaltërve’ të shpallen kampion për herë të tretë në histori të klubit. Ai ishte motori i skuadrës, ku përveç vrapimeve e ndërhyrjeve realizoi edhe 5 gola.

Në krahun e djathtë të mesfushës ka zë vend Xhevdet Shabani i Dritës, i cili në 32 paraqitje ka realizuar 7 gola dhe ka bërë 12 asistime, duke qenë nder lojtarët kryesor të ‘bardhekaltërve’.

Fotografia e Xhevdet Shabani

Sulmi i formacionit me të mirë të elitës së futbollit kosovar përbehet nga Gerhard Progni i Gjilanit dhe Arb Manaj i Trepçës ’89.

Progni i dha ‘zjarr’ sulmit të Gjilanit, duke realizuar 12 gola dhe 7 asistime. Ai udhëhoqi ekipin drejt daljes në Evropë për herë të parë në histori të klubit.

Manaj ishte futbollisti i dytë me i mirë në këtë kampionat, duke realizuar plotë 18 gola me ‘minatorët’. Falë golave të tij, Trepça ’89 arriti të mbijetoj në Superligë edhe për sezonin tjetër.

Trajneri i këtij ekipi është vendosur Ardian Nuhiu i Dritës, i cili arriti që të shpallet kampion, duke e mbajtur harmoninë dhe disiplinën brenda një ekipi me futbollist kampion dhe me përvojë. Përveç kësaj ai arriti ti bëjë ballë edhe presionit të madh të kundërshtareve të tij, të cilët nuk ishin të pakët.

Fotografia e LUMI PRESS 06

Më poshtë në mënyrë grafike keni formacionin me të mirë të sezonit në Superligë të përzgjedhur nga redaksia e Gazetës inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera