Sport

Formacionet zyrtare: Ulpiana – Feronikeli

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 05 December 2021

Ulpiana dhe Feronikeli takohen sot në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo përballje nisë nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndeshja e parë e këtij sezoni e luajtur mes këtyre dy skuadrave në Drenas kishte përfunduar me rezultat minimal 1-0 në favor të Niklit.

-Advertisement-

Para këtij dueli Ulpiana renditet e shtata me 17 pikë, kurse Feronikeli mbetet i fundit me 10-të sosh.

Tashmë gjithçka është gati për këtë ballafaqim dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të kësaj përballje.

Ulpiana: Ajeti Qerimi, Rapuca, Makolli, Emini, Shala, Mustafa, REzi, Conceicao, Shkalla, Selimi.

Feronikeli: Smakiqi, Rexhepi, Pllana, Bejta, Shala, Kastrati, Maliqi, Shabani, Elshani, Prokshi, Gashi.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati nga kjo sfidë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera