Sport

Formacionet zyrtare: Tottenham – Liverpoolm, ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 11 January 2020

Tottenhami dhe Liverpooli takohen në derbin e javës së 22-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky takim pritet të jetë mjaftë interesant për faktin se takohen dy trajnerët Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp, e ku ky i fundit në ballafaqimin e tyre të fundin e kishte mposhtur portugezin në kohën kur drejtonte Manchester Unitedin.

Mourinho nuk ka kujtime të mira me gjermanin, për faktin se pas ndeshjes që portugezi e humbi ndaj Liverpoolit, bordi i ‘Djajve të Kuq’ e shkarkuan nga posti i trajnerit.

-Advertisement-

Ky super takim nisë nga ora 18:30 dhe zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në Londër.

Për para këtij ballafaqimi, Liverpooli është lider i padiskutueshëm i Premierligës, ku në 20 ndeshje të zhvilluara ka arritur 19 fitore dhe një barazim, duke mbledhur plotë 58 pikë.

Nga ana tjetër ‘spursat’ përpara këtij dueli gjenden në pozitën e shtatë me 30 pikë.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.

Xherdan Shaqiri është rikthyer nga lëndimi dhe gjendet në bankë rezervë.

Më poshtë keni 11shet startuse të këtij ballafaqimi./Gazeta inFokus/

Fotografia e Tottenham Hotspur

Fotografia e Liverpool FC

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera