Sport

Formacionet zyrtare: PSG – Marseille, rikthehen yjet e parisienëve

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 13 September 2020

Paris Saint Germain dhe Marseille takohen në duelin e xhiros së dytë të Ligës 1, shkruan Gazeta inFokus.

PSG që e nisi me humbje sezonin e ri, sonte kërkon triumf ndaj skuadrës që duelin e parë e fitoj me rezultat 3-2.

Thomas Tuchel këtë mbrëmje do ti ketë në dispozicion Neymarin e Di Marian, që në përballjen e parë munguan për shkak të infektimit me koronaviurs.

-Advertisement-

E për shkak të ‘Covid-19’ mungon ylli francez, Kylian Mbappe, i cili i infektua me virus gjatë grumbullimit me kombëtare për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ndeshja mes PSG dhe Marseille nisë nga ora 21:00 dhe tashmë të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuse të këtij ballafaqimi.

PSG: Rico – Florenzi, Kehrer, Kimpembe, Bernat – Herrera, Gueye, Verratti – Di María, Neymar, Sarabia.

Marseille: Mandanda – Sakaï, Alvaro, Caleta-Car, Amavi – Rongier, Kamara, P.Gueye – Thauvin, Lopez, Payet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera