Sport

Formacionet zyrtare: Prishtina – Drita

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 05 December 2021

Prishtina dhe Drita takohen sot në derbin e xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo përballje nisë nga ora 13:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ndeshja e parë e këtij sezoni e luajtur mes këtyre dy skuadrave në Gjilan kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

-Advertisement-

Para këtij dueli Drita renditet i treta me 28 pikë, kurse Prishtina e pesta me 24-të sosh.

Tashmë gjithçka është gati për këtë ballafaqim dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të kësaj përballje.

Prishtina: Halimi, B.Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Mici, Abazi, Boshnjaku, Karabeci, Mankenda, John, Kryeziu.

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Bardhoku, Broja, Namani, Jashari, Muja, Ajzeraj, Simonovski.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati nga kjo sfidë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera