Sport

Formacionet zyrtare, Kosovë – Mali i Zi: Challandes befason në krahun e djathtë

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 14 October 2019

Kosova do ta pres Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në një ndeshje pothuajse vendimtare për fatin e ekipit tonë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Podogricë, solli rezultat të barabartë 1-1, në një ndeshje që Kosova kishte shumë raste.

Tani është momenti të shënojmë fitore dhe për këtë Bernard Challandes ka zgjedhur formacionin më në formë.

-Advertisement-

Në portë është Arijanet Muriq, ndërsa vija e mbrojtjes vjen me katër, ku rreshtohen, Vojvoda, Rrahamani, Aliti dhe Kololli.

Në mesfushë kthehet Herolind Shala, ndërsa më të do të jetë Valon Berisha.

Rikthehet treshja e sulmit me Milot Rashicën, Bersant Celinën dhe Vedat Muriqin, ndërsa shoqërohen nga befasia e këtij formacioni Florent Hadërgjonaj.

Në anën tjetër Mali i Zi nuk do të luajë në sulm me Fatos Beqiraj, i cili ka mbetur në bankën rezervë.

Sulmit malazez i prin Stefan Mugosa.

Formacioni startues i Kosovës: Muric, Hadergjonaj, Aliti, Shala, Rashica, Celina, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi.

Formacioni startues i Malit të Zi: Petrovic, Bulatovic, Vukcevic, Lagator, Mugosa, Jovovic, Kosovic, Scekic, Boljevic, Simic, Marusic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera