Sport

Formacionet zyrtare: Gjilani – Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 16 May 2021

Gjilani dhe Prishtina takohen sot në kuadër të xhiros së 35-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Ky ballafaqim nisë nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Kryeqytetasit futen në këtë ndeshje për të shpallur kampion të Kosovës pas 8 viteve pritje, kurse gjilanasit nuk kanë asnjë objektiv, pasi e kanë siguruar pozitën e katërt në tabelë.

-Advertisement-

Një fitore ose barazim i Prishtinës do ti bënte ata kampion, kurse kampion mund të bëhen edhe në rast se humbin nga Gjilani e Drita pëson disfatë nga Drenica.

Tashmë gjithçka është gati për këtë përballje dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të këtij takimi.

Gjilani: Koliqi; Rapa, Çyrbja, Hila, Busiç, Hajdari, Dallku, Sorsa, Useini, Musolli, Progni.

Prishtina: Nika; Krasniqi, Mici, Dellova, Boshnjaku, Kryeziu, E. Krasniqi, Zyba, Abazi, Bekteshi, Lilaj.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë për çdo ndryshim rezultati nga ky ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera