Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Drenica

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 30 August 2021

Sot do të zhvillohet edhe dueli i fundit i xhiros së dytë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Dukagjini dhe Drenica do të takohen në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë.

Sfida mes këtyre dy skuadrave nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në platformën Artmotion.

-Advertisement-

Tashmë gjithçka është gati për këtë ballafaqim dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të kësaj përballje, e cila pritet të jetë mjaftë interesant.

Dukagjini: Muhaxhiri, Hasanaj, Basriu, Dallku, Shala, Millaku, Shabani, Ahmeti, A. Merlaku, Mulaj, AB. Merlaku.

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Mëziu, Lushtaku, Gashi, Denisson, Avdulli, Veliqi, Zabergja.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati nga ky duel./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera