Sport

Formacionet zyrtare: Drita – Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 25 April 2021

Kryendeshja e javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar do të luhet sot (e diele) ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, shkruan Gazeta inFokus.

Derbi i kësaj xhiro nisë nga ora 15:00, zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe transmetohet drejtpërdrejtë në platformën Artmotion dhe në Klan Kosova.

Ballafaqimi ndërmjet gjilanasve dhe kryeqytetasve mund ti jap kaheje tjetër garës për titull kampion, pasi një fitore eventuale e Dritës do të ia vështirësonte shumë punët Prishtinës, kurse triumfi i mundshëm i kryeqytetasve do ta bënte edhe me interesant luftën për titull.

-Advertisement-

Gjilanasit futen në këtë takim pas fitores në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat 0-1, kurse prishtinasit hynë në këtë sfidë pas triumfit në shtëpi ndaj Arbërisë me shifrat 2-0.

Para këtij dueli, Drita renditet e para me 64 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e treta me 60 sosh.

Në tri përballjet e zhvilluar këtë sezon, Prishtina e ka fituar një ndeshje, Drita asnjë, kurse dy herë janë ndarë baras.

Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan kishte përfunduar me rezultat 0-0, kurse ballafaqimi i dytë i luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ishte mbyllur me shifrat 1-1, ndërsa sfidën e tretë të zhvilluar në kryeqytet e kanë fituar djelmoshat e drejtuar nga Zekrija Ramadani me rezultat 2-0.

Duhet cekur se gjatë këtij edicioni Prishtina e ka mposhtur Dritën në finale të Superkupës së Kosovës me rezultat 3-1, e po ashtu kryeqytetasit i kanë eliminuar gjilanasit edhe nga Kupa e Kosovës, duke i mundur me shifrat 1-0 pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Tashmë gjithçka është gati për duelin e sotëm dhe të dy taborët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të kësaj përballje, e cila pritet të jetë shumë interesante.

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, B.Shabani, Namani, Vucaj, Haxhimusa, Xh.Shabani, Fazliu.

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati nga ky ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera