Sport

Formacionet zyrtare: Crystal Palace – Arsenal, ky është vendimi për Granit Xhakën

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 11 January 2020

Pas fitores së madhe ndaj Manchester Unitedit, Arsenali kërkon tri pikët e radhës në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ janë mysafir te Crystal Palaces, në duelin e vlefshëm për javën e 22-të.

Të besuarit e Mikel Artetas do të kenë punë aspak të lehtë më Crystal Palacen që si vendas nuk dinë për humbje në tri ndeshjet e fundit, duke arritur dy fitore dhe një barazim.

-Advertisement-

Përpara kësaj përballje, Crystal Palace renditet i 9-ti me 29-të pikë, kurse Arsenali renditet një pozitë më poshtë me 28-të pikë.

Ndeshja nisë nga ora 13:30 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Selhurst Park’ në Londër.

Ndërkohë, tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka e nisë këtë takim nga minuta e parë, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar, por që paraqitet për Gjermaninë, Shkodran Mustafi nuk gjendët as në bankë rezervë.

Më poshtë keni përbërjet zyrtare të këtij ballafaqimi në Premierligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera