Sport

Formacionet zyrtare: Arbëria – Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 22 September 2020

Arbëria dhe Prishtina takohen në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi nisë nga ora 16:00 dhe luhet në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq, për shkak se fusha e skuadrës nga Lipjani nuk i plotëson kushtet për tu zhvilluar ndeshjet e Superligës.

Edhe Arbëria edhe Prishtina sfidat hapëse të këtij edicioni i kanë fituar.

-Advertisement-

Lipjanasit kanë mposhtur në udhëtim Trepçën ’89 me rezultat 2-0, ndërsa kryeqytetasit kanë triumfuar në shtëpi ndaj Drenicës me shifrat 3-0.

Disa minuta para përballjes Arbëria – Prishtina, të dy trajnerët, Arbnor Morina dhe Zekirja Ramadani i kanë publikuar formacionet zyrtare të këtij ballafaqimi.

Më poshtë keni 11-shet startuese të këtij dueli.

Arbëria: Thaqi, Arrabal, Bahtiri, Zabergja, Avdulli, Hasan, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Pira, Koshtanjeva.

Prishtina: Haxho, B Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E Krasniqi, Abazi, Mankenda, John./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera