Sport

Formacionet e mundshme: Liverpool – Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 14 April 2021

Liverpooli dhe Real Madridi do ta luajnë sonte duelin kthyes në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi i parë i zhvilluar në Madrid kishte përfunduar me rezultat 3-1 në të mirë të Realit.

Edhe ‘The Reds’, por edhe ‘Loc Blancos’ do të futen në këtë ndeshje me mungesa të shumta të lojtarëve.

-Advertisement-

Jurgen Kloppi nuk i ka në dispozicion Van Dijkun, Gomezin, Matipin dhe Hendersonin, ndërsa Zidane nuk i ka të gatshëm Ramosin, Varanen, Carvajalin, Hazardin dhe Vazquez.

Sipas mediave spanjolle dhe atyre angleze këto dy ekipe pritet të hyjnë në këtë takim me këto formacione.

Liverpool: Alisson, Arnold, Philips, Kabak, Robertson, Thiago, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino, Mane.

Real Madrid: Courtois, Odriozola, Nacho, Militao, Mendy, Modric, Kroos, Casemiro, Asensio, Benzema, Vinicius Jr.

Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit nisë sonte nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Anfield’.

Fituesi i këtij ballafaqimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të takohet me Chelsean që mbrëmë ka eliminuar Porton me rezultat të përgjithshëm 2-1./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera