Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimeve , kontribut për paqen globale
Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 11 October 2024
Të premten paradite, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pekin me të ftuarit e huaj që morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Miqësisë të Kinës dhe në veprimtarinë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Popullit Kinez për Miqësinë me Vendet e Huaja.
Presidenti Xi Jinping u shpreh se miqësia popullore është themeli i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i energjisë për paqen dhe zhvillimin botëror. Përgjatë 75 viteve, që pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës, populli kinez ka ecur në rrugën e modernizimit duke i sjellë përfitime botës. Sukseset e Kinës mbështeten në përkrahjen e popujve të ndryshme. Miq të shumtë ndërkombëtarë kanë punuar së bashku me Kinën për të nxitur modernizimin e vendit, duke u sjellë përfitime palëve të ndryshme dhe duke nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin miqësor midis Kinës e vendeve të huaja.
Ai theksoi se Kina dëshiron të forcojë shkëmbimet miqësore me vendet e ndryshme, për të ndërtuar së bashku komunitetin me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Të ftuarit e pranishëm uruan 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ndërkohë shprehën vlerësime për Shoqatën e Popullit Kinez për Miqësinë me Vendet e Huaja, për rolin e tyre në rritjen e mirëkuptimeve dhe miqësisë midis popujve të ndryshëm.
Të ftuarit u shprehën se zhvillimi dhe lulëzimi i Kinës me siguri do t’i sjellë përfitime botës. Gjithashtu shprehën edhe pritshmëritë e tyre për forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit miqësor me Kinën në të gjitha fushat, për të dhënë kontribut për paqen, zhvillimin dhe lulëzimin e botës.
Të tjera
-
Ramush Ahmetaj i reagon Lushtakut: E kuptoj hallin tënd, por është i vogël karshi Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj i ka reaguar Mërgim Lushtakut ...
-
Demokratët në Kongres i kërkojnë Bidenit t’i sanksionojë ministrat izraelitë
Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Bid...
-
Donald Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e...
-
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gats...
-
Ismaili: Hamza është lider i prerë dhe di kur duhet të thotë “jo”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në emisio...
-
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë
Të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeveris...
-
Pjesëtarë të FSK po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajro...
-
Ismaili: Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se ...
-
“Zejtini, gruni, zdravo, kunatat, edukata seksuale”, Matoshi-qeverisë: Qysh keni me dalë para popullit?
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveri...
-
“Kakofoni – Sa më shumë mjegull, duke mos thënë asgjë” – Baton Haxhiu për fushatën e Kurtit
Gazetari Baton Haxhiu ka folur për fushatën e VV’së duke thënë se krijojnë sh...
-
Musliu-Shoshi nesër dërzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës ...
-
Kusari-Lila dënon thẹrjen me thịkë në Ferizaj: Institucionet duhet ta hetojnë rastin
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me...