Lajme

“Forcat ruse po luftojnë kundër NATO-s, Lufta e Tretë Botërore ka filluar” ja kush e thotë

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 15 April 2022

Mediumi shtetëror rus, “Rossiya 1”, ka alarmuar qytetarët e vendit duke theksuar se Lufta e III Botërore sapo ka filluar.

Lajmi për nisjen e luftës botërore është dhënë në edicionin qendror të lajmeve të këtij televizioni.

Deklarata rrëqethëse nga një prej prezantueseve kryesore televizive erdhi pasi u bë e qartë se Moska ka humbur një tjetër agjent të inteligjencës ushtarake në Ukrainë, goditja e fundit për shërbimin më elitar të spiunazhit të Kremlinit.Olga Skabeyeva u tha shikuesve të kanalit Rossiya 1 se “ajo në të cilën është përshkallëzuar konflikti mund të quhet me siguri Lufta e Tretë Botërore” dhe këmbënguli “kjo është plotësisht e sigurt”.

-Advertisement-

Prezantuesja tha gjithashtu forcat ruse tani po luftojnë kundër NATO-s.Deklarata e fortë në media erdhi pas fundosjes së anijes ruse, “Moskva”.

Zyrtarët nuk i kanë pranuar pretendimet e Ukrainës se ajo goditi anijen e Flotës së Detit të Zi me raketa lundrimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera