Lajme

Forcat RENEA zbarkojnë në Dukagjin

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 01 July 2017

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacioni për rikontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit,  si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni në shkallë të gjerë ka nisur ditën e premte nga ajri, toka dhe deti. Në të janë përfshirë forcat RENEA, FNSH, policitë vendore të rretheve, Policia Kufitare dhe Delta Forcë.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

-Advertisement-

Si rezultat i këtij operacioni, forcat RENEA asgjësuan në një terren të konsideruar me rrezikshmëri të lartë në zonën e Dukagjinit rreth 900 bimë kanabis sativa.

Bimët ishin mbjellë në Luginën e Qershisë në Shosh të Dukagjinit dhe u evidentuan gjatë patrulimit nga ajri i Policisë së Shkodrës.

Siç njofton policia, terreni ka qenë tejet i vështirë dhe me një rrezikshmëri të lartë për forcat RENEA, që pas asgjësimit të drogës janë tërhequr me helikopter.

Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka.

Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë, veçanërisht të RENEA-s, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.

Çako ka theksuar se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit.

Policia thotë se operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit./Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera