Lajme

Forcat egjiptiane vrasin pesë militantë të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 27 August 2018

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë pesë militantë të dyshuar që po përgatiteshin për të kryer operacione “armiqësore”, ka deklaruar ministria e brendshme egjiptiane.

Ata u vranë pasi që kishin hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë në një zonë malore të krahinës jugore të Assiut, shkruan Euronews.

Pas një sulmi terrorist mbi një xhami në Sinai që u vranë më shumë se 300 vetë, Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, ka urdhëruar forcat e sigurisë që t’i luftojnë militantët islamikë.

-Advertisement-

Mposhtja e militantëve dhe rivendosja e sigurisë në vend pas shumë trazirash ka qenë një premtim kryesor i al-Sisi-t i cili u rizgjodh president gjatë muajit mars të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera