Lajme

Forca të shumta policore në hyrje të Haraçinës

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 10 July 2017

Në ditën kur po pritet të jepet verdikti final për Rastin e Kumanovës, policia maqedonase është mobilizuar fuqishëm, me frikën se mund të ndodhë dicka e pa pritur.

Në hyrje të fshatit Haracinë janë vendosur njësite të shumta policore, të cilat kanë shqetësuar banorët dhe qytetarët të cilët në mëngjes janë nisur për të shkuar në punë nga Kumanova në Shkup, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Në mengjez u nisëm për punë. Në hyrje të fshatit kishte numër të madh të forcave policore maqedonase të armatosur me kallashnikov. Jemi të shqetësuar dhe kërkojmë  nga insitucionet kompetente të sqarojnë se për cfarë bëhet fjalë. Qytetarët janë në panik”, thekson një banorë, i paraqitur në agjencinë e lajmeve INA.

-Advertisement-

INA mëson se njësite të shumta policore janë vërejtur edhe në lokacione tjera, sidomos në autostradën e cila shpie drejtë Kosovës dhe Tetovës.

Seanca për rastin e Kumanovës do të vazhdojë sot më 10 korrik. Në këtë datë do të thuhet fjala përfundimtare e Prokurorisë për krim të organizuar, e cila duhet edhe ta konfirmojë aktakuzën e deri tanishme për37 të akuzuarit për veprën e rëndë penale për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Pala mbrojtës nuk pret ndryshimin e aktakuzës pasi rasti i Kumanovës që ndodhi më 9 maj të vitit 2015 është i montuar për motive politike.(INA)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera