Lajme

Forca e Sigurisë së Kosovës demonstron profesionalizëm të lartë në ushtrimin me qitje operacionale

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 13 October 2022

FSK demonstron profesionalizëm të lartë në ushtrimin me qitje operacionale.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në ushtrimin fushor me qitje operacionale.

Mehaj ka thënë se në kuadër të planit të ushtrimeve të njësive të FSK-së, sot pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë, Kompania 1A kanë realizuar ushtrimin fushor me qitje operacionale (LFX), të mbajtur në Babaj të Bokës.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ky ushtrim final me skenar “Kompania në sulm”, u demonstrua me profesionalizëm të lartë.

“Ushtrimi është realizuar në periudhën më se tri javore, ku gjatë kësaj periudhe është kryer qitje me municion real nga niveli ekip, skuadër, togë dhe kompani, duke përfshirë qitjen me të gjitha armët e këmbësorisë, kalibrat nga 5.56 mm deri në 40 mm”, ka shkruar Mehaj, transmeton Telegrafi.

Më tej, ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës me punë e përkushtim të lartë në vazhdimësi është duke u avancuar në aspektin logjistik, operacional e profesional, me qëllimin për të përmbushur synimin kryesor, anëtarësimin në NATO, si Forcë që mund të kontribuoj në sigurinë e vendit dhe ruajtjen e paqes kudo që cenohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera