“Forca e reagimit të shpejtë e NATO-s do të shtohet në mbi 300 mijë trupa”, thotë Stoltenberg

Autori: Gazeta inFokus
20:38 | 27 June 2022
Numri i trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s do rritet në mbi 300 mijë, nga 40 mijë që është tani, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një konferencë shtypi të hënën në Madrid, ai tha gjithashtu se pret nga aleatët, që ta konsiderojnë Rusinë si kërcënimin më të madh të drejtpërdrejt ndaj sigurisë së aleancës. Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë shtuar masat e sigurisë në zonën e Madridit, ku këtë javë zhvillohet takimi i lartë i NATO-s.
NATO do të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e trupave, që do të jenë në gjendje të lartë gatishmërie, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s dhe do të rrisim numrin e trupave të saj në mbi 300 mijë”, u tha ai gazetarëve para fillimit të takimit të NATO-s këtë javë në Madrid.
Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s aktualisht përbëhet nga rreth 40 mijë trupa, të dislokuara në vendet e Evropës Lindore në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës.
Në takimin e Madridit, NATO gjithashtu do të ndryshojë gjuhën mbi Rusinë të përfshirë në dokumentin e saj strategjik të vitit 2010, në të cilin Moska konsiderohet një partner strategjik.
“Koncepti ynë i ri, do të na mbrojë në një epokë të konkurrencës strategjike. Pres që aleatët ta konsiderojnë në mënyrë të qartë Rusinë si kërcënimin më të madh të drejtpërdrejt ndaj sigurisë sonë”, tha Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se do të takohet me udhëheqësit e vendeve të NATO-s, Turqisë, Finlandës dhe Suedisë të martën, para fillimit të takimit të Madridit, për të diskutuar kërkesat e dy vendeve nordike për anëtarësim në aleancë.
“Nuk do të bëjë premtime, por mund t’ju sigurojë se ne po punojmë për të arritur përparim në këtë drejtim”, tha Stoltenberg.
Ndërkohë autoritetet spanjolle kanë shtuar masat e sigurisë në Madrid, rreth zonës, ku do të zhvillohen takimet e NATO-s. Dhjetë mijë oficerë policie nga agjenci të ndryshme spanjolle të sigurisë do të angazhohen në ruajtjen e sigurisë.
Inspektori i policisë spanjolle, Luis Lopez Blanco tha se jashtë ndërtesës së konferencave “IFEMA” janë dislokuar tashmë një numër i madh policësh për t’u kujdesur për sigurinë
“Është një dislokim i madh ndërkombëtar dhe kombëtar, për të cilin ne po bashkëpunojmë me agjenci të tjera të sigurisë si Qendra Kombëtare e Inteligjencës, Qendra e Inteligjencës Ushtarake, Europoli dhe Interpoli. Ne të gjithë po punojmë për të njejtin qëllim, dhe do të punojmë edhe me organet e sigurisë të NATO-s, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte”, tha ai.
Rrugët kryesore të Madridit do të jenë pjesërisht të mbyllura gjatë takimit të NATO-s, nga 29 qershori deri më 30 qershor. Zyrtarët qeveritarë u kanë bërë thirrje banorëve që të qarkullojnë vetëm për nevojat e tyre dhe u kanë kërkuar kompanive që të lejojnë personelin e tyre të punojë nga shtëpia për të shmangur pengesat e mëtejshme./voa
Të tjera
-
E padëgjuar: Arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh kur zjarrfikësit shuajnë zjarrin
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, një 10-vjeçar është arrestuar...
-
Donald Trump pranon kontrollin në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt, kjo është politike
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të kundërshtoj...
-
Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19
Ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 në kuadër të klinikave të ...
-
Hoxhaj i reagon Kurtit për deklaratën për luftë: Duhet të mblidhet Kuvendi
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar kryeministrit K...
-
“Shpresoj që pyetja nuk vjetërohet deri pasdite”, Kurti ironizon me gazetarët gjatë vizitës te Dogana
Kryeministri Albin Kurti s’ka pranuar të përgjigjet në një pyetje të fundit t...
-
Shkuan për pushime por Covid i prishi planet, bllokohen në qytetin kinez 80,000 turistë
Turistët që vendosën t’i kalojnë pushimet në Hainan të Kinës u bllokuan aty p...
-
Mashtroi dhjetëra persona për bileta, familja e paraqet të zhdukur, por pejani bie në duart e policisë
Një person me iniciale R.I. është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak t...
-
Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur Beogradi flet për vrasje e dhunë flasin për vete
Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Doganën e Kosovës, i është përgjigjur...
-
Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për çështjen e bartjes së shamisë në...
-
VIP-at po e ngushtojnë lukthin në QKUK, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë jep detaje
Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu ka konfirmuar se fytyra publi...
-
E shkarkuan nga Bordi i Infrakosi-it, vjen reagimi i Mehmetaj ndaj Kurtit dhe Rizvanollit
Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur dy ditë më parë u morë vendim për shkarkim...
-
Transferohen 9 mijë lëndë të bizneseve në Gjykatën Komerciale, në shtator seancat e para
Me fillimin e punës së Gjykatën Komerciale bizneset do të kenë një adresë të ...