Lajme

Forca e Armatosur e Shqipërisë po e forcon kontrollin e hapësirës ajrore

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 19 January 2020

Viti pas viti, përmes projekteve e investimeve, Forca e Armatosur e Shqipërisë po modernizohet.

Kështu thotë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, teksa poston një video ku shihen përgatitjet që po i bën ushtria shqiptare.

Xhaçka ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nis puna në terren për bazën ajrore të Kuçovës, sipas projektit të hartuar nga NATO.

-Advertisement-

Ndërkohë, sipas saj, “brenda këtij viti, radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane Lockheed Martin do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore”.

Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, Kolonel Editson Zarka deklaron se këtë vit në fokus do të jetë arritja e kapaciteteve operacionale të vëzhgimit të hapësirës ajrore.

“Element i rëndësishëm do të jetë instalimi i radarit tredimensional i cili është projekt i zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë ‘Lockheed Martin’”, ka thënë Zarka.

Aspekti i dytë për këtë vit, sipas tij, do të jetë Baza ajrore e Kuçovës, që është një projekt i përbashkët me NATO-n.

Si aspekt tjetër të forcimit të ushtrisë shqiptare, Zarka përmend shtimin e kapaciteteve operacionale të Forcës Ajrore.

Ministrja e Mbrojtjes thotë se “Punët e mira bëhen me hapa të sigurtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera