Rozë

“Forbes” shpall listën e aktorëve më të paguar, ja kush kryeson

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 12 August 2020

Dwayne “The Rock” Johnson, është shpallur për të dytin vit radhazi si aktori më i paguar në botë nga revista Forbes.

Raportohet se ai ka fituar 87.5 milionë dollarë në periudhën nga 1 qershori i vitit 2019 në 1 qershorin e vitit 2020, përfshirë këtu dhe 23.5 milionë dollarë nga thrilleri i Netflix, “Red Notice”. Një pjesë të madhe të fitimeve ai i ka dhe nga linja e rrobave sportive “Project Rock”.

Sipas “Forbes”, 10 aktorët më të paguar të vitit kanë fituar së bashku plot 545 milionë dollarë dhe rreth 25% të kësaj shume e kanë marrë nga Netflix.

-Advertisement-

Kolegu i Johnson, në “Red Notice”, Ryan Reynold renditet i dyti në këtë listë me përfitime 71.5 milionë dollarë në vit. I treti vjen aktori dhe producenti Mark Wahlberg me 58 milionë dollarë, ndërsa në vend të katërt dhe të pestë në listë renditen respektivisht Ben Affleck dhe Vin Diesel.

Aktori indian Akshay Kumar është i vetmi yll nga Bollywood që listohet në top 10. Ai vjen në vendin e 6 me plot 48.5 milionë dollar në vit.

I shtati renditet Lin-Manuel Miranda dhe tre vendet e fundit të listës plotësohen nga aktorët Will Smith, Adam Sandler dhe Jackie Chan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera