“FORBES” shkruan një artikull të jashtëzakonshëm për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 22 November 2018
Liga e Kombeve e UEFA-s ka shkaktuar diçka të jashtëzakonshme qysh në startin e saj.
Për skuadrat e mëdha, ky kompeticion ka ofruar një lehtësim të mirëpritur nga lodhja e zakonshme në miqësore dhe ndeshje ekspozuese dhe të parëndësishme për tifozët të cilët shpesh kishin ankesa lidhur me ndeshjet e tilla. Për disa nga klasat e mesme të futbollit evropian, kjo jep një mundësi për të luajtur ndeshje të rëndësishme kundër oponentëve të së njëjtës kategori, si dhe për të siguruar një rrugë më të lehtë për kualifikim të mundshëm në Europianin 2020.
Edhe një ekipi të vogël mund t’i jetë ofruar momenti i madh në historinë e tyre të futbollit për të qenë pjesë e Evropianit.
Pa dyshim se një ekip si Kosova e cila në futbollin Europian u pranua nga viti 2016, fitorja 4-0 ndaj Azerbajxhanit është një nga momentet historike dhe më të mira të kësaj kombëtare të re. Vendi, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, luftoi shumë për t’u pranuar në UEFA dhe filloi kompeticionin pa asnjë lojtar, pa stadium dhe më shumë se shpresë. Tani, ata kanë një shans shumë të mirë për t’u kualifikuar për Euro 2020.
Për shkak të gradës së tyre të ulët, Kosova u rendit e treta prej fundit në garat e Ligës së Kombeve, e cila përmban katër liga të ndara në katër grupe, për të gjithë fituesit e grupeve garantohet vazhdimi i kompeticionit garues kunder fituesve të të njëjtit grup, ku njërit nga ta i sigurohet pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në Euro 2020. Pas fitores së tyre, Kosova do tu bashkohet ekipeve të Bjellorusisë, Maqedonisë dhe Gjeorgjisë në një luftë për vend të parë dhe për kualifikim të drejtpërdrejtë në Euro 2020.
Sistemi mund të jetë i ndërlikuar, por të gjithë në Prishtinë e dinin mirë se si funksiononte. Ata hynë në ndeshjen e mbrëmshme duke e ditur se një fitore do tu garantonte atyre vazhdimin e garës për kualifikim të drejtëpëdrejtë në Euro 2020, kështu që stadiumi ishte i mbushur plotë. Tifozët ishin të zhurmshëm në festë për golat e shënuara, për të katër golat e tyre, sulmet e vazhdueshme të tyre tregonin se fitorja do të thotë shumë për vendasit, ashtu si dhe emocionet e treguara nga lojtarët.
Një njeri i cili ishte aty ishte Arber Loxha, kryeredaktor i Kujtesa Sport, televizioni më i madh sportiv i Kosovës. Ai tha se: “Përmes Ligës së Kombeve të UEFA-s, Kosova ka një shans për të kaluar më tej, pasi niveli i konkurrencës në Ligën tonë duket e favorshme. UEFA po e zbaton këtë sistem të konkurrencës si një shans për vendet më të vogla për të përparuar në finalet e Kampionatit Europian,” tha ai.
Si përfundim mund të konstatojmë se një ekipi të suksesshëm siç është Kosova, përveç përfitimeve të dukshme sportive që i ka sjellë kjo ligë, ka treguar se ky ekip ka potencial që në të ardhmen të jetë edhe më i fort dhe të jetë sfidues për çdo ekip Europian. Një nga problemet e Kosovës që është shfaqur është se lojtaret më të mirë të saj, janë rritur, jetojnë dhe luajnë në diasporë dhe nuk jetojnë në shtetin të cilit me lojën e tyre ia dhanë krenarinë.

Të tjera
-
Përparim Rama prezanton analiza: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroan...
-
Presidenti Begaj uron bektashinjtë në Ditën e Novruzit
Sot shënohet Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komuniteti...
-
Të shtëna masive në New Mexico të SHBA-së: Vritẹn tre të rinj, 14 të plagosụr
Tre persona u vranë dhe 14 u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën sot në...
-
Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bie në provokime, të kujdeset për punët e veta
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë insti...
-
Gjenerali amerikan në pension letër ngushëllimi Thaçit: Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi
Gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter, ka shprehur ngushëllime p...
-
Bosch: Serbia nuk zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe
Nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, thot...
-
“Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit”: Kundërshtohet ashpër shtrenjtimi i sërishëm i rrymës
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se çmimi i energjisë elek...
-
Deshi të ikte në Serbi, kapet në Bërnjak i dyshuari për sụlm ndaj një personi
Në pjesën veriore të vendit, gjatë ditës së sotme, policisë i doli punë në dy...
-
Mbi 200 përfitues i shtohen skemës së pensioneve për veteranët e lụftës në muajin shkurt 2025
Të dhënat në muajin shkurt 2025, për numrin e përfituesve të pensionit së vet...
-
Një pjesë e Prishtinës pa ujë, Komuna: Ka prishje, po punojmë që furnizimi të rikthehet sa më shpejt
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të një problemi në rrjet, d...
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s për bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Inkurajuese që po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për deklaratën e cila u nënshkru...
-
“Në pritje të vendimit për Thaçin, babai Haxhiu u mbajt në morg një natë”
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se familja e Haxhi Thaçit ka pasur...