Lajme

Fondi për Siguri, ja sa para do t’i dhurojë Labi

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 01 March 2022

Qeveria e Kosovës ka hapur sot Fondin për Siguri për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë për sigurinë e vendit.

E si shumë herë të tjera, këngëtari Labinot Tahiri, ka treguar edhe një herë “zemërgjerësinë” e tij

Përmes një postimi në profilin e tij të Facebook-ut, Labi ka treguar se ka dhuruar pesë mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Tre mijë euro i ka dhuruar vet këngëtari, ndërsa dy mijë të tjera nga fondacioni i shqiptarëve.

Gjithashtu ai ka shtuar se kjo shumë është më e pakta, pasi do të lobojë ende për ushtrinë e Kosovës./Lajmi.net/

Postimi i plotë:

5000€ për FSK-nē.
I lumtur me të gjithë ju🙏🏻❤️🤝
Urime Kosovë dhe ju lumtë kryeministër, e po ashtu juve të gjithêve që jeni në parlament për këtë fond të sigurisë.
Tani shqiptar të dashur e patriotë të vertetë, se e keni pa kajherē jemi do patriota te Facebookut😃
Dhuroni me mundesi që keni për ta forcuar Ushtrinë e Kosovës.
Personalisht nga mbrëmjet e mia që kam në këtë javë, para të cilat i marrë nga Diaspora, do ti dhurojē 3000€ në fondin për siguri, e po ashtu 2000€ nga Fondacioni ynë i cili është i fuqishëm nga duart e shqiptarëve.
Gjithsejtē 5000€🤝🙏🏻
Ky është vetëm fillimi…. ju garantojë… sepse nuk duhet të ndalemi për të lobuar për ushtrinë tonë.
ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN DHE SHQIPTARËT.
Me dashuri, Labinot Tahiri,Kosovë e Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera