Lajme

Fondi Monetar Ndërkombëtar i’a jep 87 milion euro Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 02 December 2019

Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë bisedës në emisionin “Top Talk”, këtë të hënë ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet Shqipëria.

Sejko ka bërë të ditur se Fondi Monetar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.

“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet të Fondit Monetar, i cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për tu përdorur në këtë situatë.

-Advertisement-

Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, i kontributit tonë, rreth 87 milionë euro. Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtarë dhe ata kombëtarë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera