Ekonomi

Fondet pensionale arrijnë në 1 miliard e 540 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 27 October 2017

Rreth 1.6 miliard euro ka arritur shuma e mjeteve që ka grumbulluar deri më tash Fondi i Sigurimeve Pensionale të Kosovës e ku shumica e këtyre mjeteve edhe më tutje gjenden jashtë shtetit.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) deri në qershor të 2017s- sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15,8 për qind.

Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27,7 për qind të aseteve.

-Advertisement-

Sipas BQK-së, rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe, shkruan Zeri.

“Vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë eurosh në qershor të 2016-s. Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 244.3 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera