Fokus

Fokusi i mediave ndërkombëtare për zgjedhjet, dialogu me Serbinë dhe korrupsioni

Autori: Halil Berisha 14:43 | 06 October 2019

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, bëri që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Këto, pas një fushate 10-ditore, po mbahen këtë të diel të 6 tetorit.

E kjo ngjarje me shumë interes për vendin, po përcillet me vëmendje edhe nga mediet më të njohura botërore.

-Advertisement-

Kështu, “Reuters”, këto zgjedhje i paraqet si shumë të rëndësishme për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, shkruan gazeta inFokus.

“Qendrat e votimit u hapën në Kosovë të dielën për zgjedhjet nacionale, ku çështjet kryesore për 1.9 milion votues janë zgjidhja e problemit të korrupsionit dhe një marrëveshje paqeje me Serbinë, e që do t’i hapte rrugë anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”, fillon shkrimin Reuters.

Ndërsa, “aljazeera”, thotë që votuesit kosovarë janë në mes të presionit për të filluar bisedimet për paqe me Seribë.

“Fituesit me shumë gjasë do të përballen me presion që të rifillojnë dialogun me BE-në, e që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës”

“Qendrat e votimit janë hapur në Kosovë për zgjedhjet kombëtare, në të cilat çështje kryesore janë zgjidhja e korrupsionit dhe marrëveshja me Serbinë, derisa fituesi ka të ngjarë të përballet me presion të madh nga Perëndimi për të rinisur dialogun me Beogradin, i cili ende refuzon pavarësinë të shpallur në 2008”, thuhet në aljazeera.

Ndërsa, “WashingtonPost”, në pah veç korrupsionit e dialogut me Serbinë, ka edhe disa problematika tjera.

“Temat kryesore përfshijnë rifillimin e bisedimeve të sponsorizuara nga BE, me Serbinë, që synohet normalizimi i lidhjeve mes dy vendeve dhe papunësisë së lartë të Kosovës, e cila është më shumë se 25%, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Ndërsa, ky medium amerikan, përshkruan shkurtë edhe liderët që garojnë për shef qeverie, shkruan gazeta inFokus.

“Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, që u mor në pyetje në Hagë, por nuk u akuzua, po kandidon për rizgjedhje me Aleancën e tij të qendrës së djathtë për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai përballet me Vjosa Osmanin e qendrës së djathtë të LDK-së, kandidatja e parë femër për kryeministre, Kadri Veseli i qendrës së djathttë të PDK-së dhe Albin Kurti i partisë së qendrës së majtë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka përdorur metoda ekstreme sikur hedhja e gazit lotsjellës në parlament për të protestuar kundër marrëveshjeve me Serbinë”, thuhet në Ëashington Post./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera