Foggo: FSK-ja mund të bëhet ushtri vetëm me ndryshime kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 21 March 2018
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, ndërsa ura e Ibrit mund të hapet vetëm nga Qeveria e Kosovës, shkruan Infokusi.
Kështu ka deklaruar komandanti i NATO-s me bazë në Napoli, admirali James Foggo gjatë ligjëratës para studentëve të Kolegjit AAB.
Komandanti Foggo tha se transformimi i FSK-së në ushtri nuk mund ta bëjë NATO , por duhet të bëhet përmes reformave kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e shumicës në Kuvend të Kosovës.
“Sa i përket tranzicionit nga FSK-ja në diçka tjetër njerëzit po ma bëjnë këtë pyetje gjatë gjithë kohës, dëgjoni NATO a do i ndihmojë FSK-së me u bë Forca të Armatosura nuk mund ta bëjmë na këtë ju, qeveria e Kosovës ju duhet me bë mënyrën si është shumë thjeshtë e përcaktuar nëpërmes reformave kushtetuese”, tha Foggo.
Foggo para studentëve u shpreh se për hapjen e urës së Ibrit janë duke punuar me autoritet vendore, por mbetet çështje e Qeverisë dhe njerëzve të vendit që ta bëjnë të qarkullueshme atë urë.
Për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës ka folur edhe komandanti i KFOR-it Salvatore Cuoci, i cili tha se FSK-ja është në drejtimin e duhur.
Por, transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës mund të bëhet vetëm përmes Kushtetutës.
Sipas tij për institucionet vendore mbetet sfidë edhe ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, sipas të cilit duhet të tejkalohet për të shkuar drejt integrimeve euroatlantike
“…sfida e sotme që është marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi dhe nëse kjo bëhet do të ishte edhe një shenjë tjetër edhe një hap drejt integrimit euroatlantik duke bërë fitimi i liberalizimit të vizave. Luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit dhe institucionet e Kosovës janë duke parë se ku është lidhja për të vazhduar në aspirimin dhe integrimin dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse e ardhmja juaj është në Evropë“, tha ai. /INFOKUSI.COM/
Të tjera
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...