Shëndetësi

Fobia nga procesi i lindjes

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 21 February 2018

Është e natyrshme që gratë të ndihen të shqetësuara lidhur me procesin e lindjes. Brengosja për dhimbjet e kontraksioneve dhe të intervenimeve si dhe pasiguria për procesin nuk janë të pazakonshme.

Megjithatë për disa gra, frika nga procesi i lindjes mund të jetë aq e madhe sa të ndikojë në fuknsionet e perditshme.

Kjo frikë e madhe nga lindja quhet “tokophobia” që nënkupton fobi nga procesi i lindjes së femijës. Për disa gra nënkupton edhe neveri nga shtatzënia.

-Advertisement-

Kjo fobi mund të ndahet në dy tipe, primar dhe sekondar. Tokophobia primare ndodh tek gratë që nuk kanë lindur më parë, që zakonisht lidhet me ndonjë traumë që kanë perjetuar më parë, duke perfshirë edhe abuzimet seksuale. Gjithashtu lidhet edhe me ekspozimin ndaj imazheve të lindjeve të veshtira, apo nëse kanë dëgjuar për histori të tilla. Ndërsa gratë që vuajnë nga tokophobia sekondare kanë pasur eksperiencë traumatike të lindjes më parë, e cila i ka lënë të frikësuara ta perjetojnë atë proces përsëri.

Është e vështirë të thuhet se sa është i lartë numri i grave që vuajnë nga ky çrregullim. Studiuesit besojnë që shifrat sillen nga 2.5% deri në 14%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera