Lajme

FNSH operacion në Elbasan, 23 persona të shoqëruar

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 21 February 2020

Të paktën 23 persona janë shoqëruar në polici në Elbasan, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga FNSH, policia rajonale dhe skuadra Shqiponja.

Efektivët kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në lokalet e ndryshme ku dyshohet se organizoheshin lojëra fati.

Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme.

-Advertisement-

Ndërkohë bëhet e ditur se operacioni për arrestimin e personave të dyshimtë dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara, i cili ka nisur prej mbrëmjes se djeshme vijon ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera