Ekonomi

FMN paralajmëron Kosovën: Kujdes me veteranët dhe kompensimin e mësimdhënësve

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 06 June 2018

Stopimi i procesit të kompensimit të mësimdhënësve, riklasifikimi i veteranëve, kujdes në shpenzimet buxhetore, janë vetëm disa nga këshillat që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës.

Kjo përmes një delegacioni të lartë të lartë të saj i cili ka qëndruar në Kosovë nga 30 maji deri më 5 qershor, shkruan GazetaFokus.

“Derisa pikëpamja afatshkurtër është pozitive, rrasiku fiskal është rritur. Lidhur me këtë misioni këshillon që të mos lëvizet përpara me draftin e tanishëm ligjor rreth kompensimit të mësimdhënësve, për shkak të kostos direkte edhe indirekte fiskale që do ta rëndojë buxhetin për shumë vjet dhe do të nxjerrë në pah shpenzimet prioritare; të ketë përparim mbi reformat e vonuara për veteranët; të mos prezantohet ndonjë program përfitues sociale i pacaktuar; përshpejtim dhe ristrukturim i sektorit të ndërmarrjeve publike dhe të vendoset qëndrueshmëria financiare dhe të reduktohet joefikasiteti; të hartohet një reformë mbi administratën publike brenda kufizimeve të rregullimit të pagave; dhe të monitorohet kujdesshëm dhe të kontrollohet lëshimi i garancioneve qeveritare që mund ta rrisin ndjeshëm borxhin publik”,  janë disa nga këshillat e FMN-së për Kosovë.

-Advertisement-

Fondi Monetar Ndërkombëtarë vazhdimisht e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për numrin e madh të veteranëve duke kërkuar klasifikimin e tyre. Në raportet e saj thuhet se numri i madh i veteranëve e rrezikon ashpër buxhetin e vendit./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera