FMN-ja paralajmëron depresionin më të thellë që nga vitet ’30
Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 10 April 2020
Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë depresionin më të thellë ekonomik në botë që nga vitet 1930.
Zonja Georgieva tha të enjten se qeveritë e vendeve të botës kishin akorduar 8 trilionë dollarë në programet për t’i mbajtur ekonomitë funksionale, por se ato nuk janë të mjafueshme. Ajo tha se vendet në zhvillim do të prekeshin më rëndë dhe shtoi se një rimëkëmbje e pjesshme mund të ndodhë në vitin 2021.
Industritë e automjeteve dhe aviacionit në Shtetet e Bashkuara , parashikojnë humbje të thella mes kufizimeve të udhëtimit. Administrata për Sigurinë e Transportit (TSA) kontrolloi 95 mijë pasagjerë të mërkurën, 96 për qind më pak se sa një vit më parë. Shoqata “Airlines for America” tha se hera e fundit që kishte parë më pak se sa 100 mijë pasagjerë në ditë kishte qenë në vitin 1954. Me Pashkët të dielën, shumë amerikanë duhet të kishin qenë normalisht duke udhëtuar.
Numri i amerikanëve që kërkuan pagesë papunësie javën e kaluar ishte 6,6 milion, një shifër rekord, ndërkohë që masat për frenimin e sëmundjes e kanë paralizuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik. Në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës për koronavirusin, Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti lajmin që kryeministri britanik doli nga njësia e kujdesit intensive, megjithëse ai vazhdon të jetë në spital.
Korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë u testuan për koronavirus të enjten, si masë paraprake pasi një nga korrespondendentët shfaqi simptoma të martën, Numri i të vdekurve me koronavirus në vend është mbi 16 mijë, ndërsa numri i të prekurve është mbi 462 mijë, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj. Afro 1.6 milionë vetë në gjithë botën janë prekur COVID-19, dhe mbi 95 mijë kanë vdekur.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...