FMN hedh poshtë kërkesën e Mustafës për rritje pagash, s’ka buxhet
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 05 May 2017
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, që Ministria e Financave të bëjë përgatitjet për rritje të pagave për shërbyesit civilë, në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, shkruan arbresh.info.
Vermeulen shprehet për arbresh.info se në buxhetin e aprovuar për vitin 2017, nuk ka vend për rritje të pagave në sektorin publik.
“Ne nuk jemi konsultuar për ndonjë rritje të mundshme të pagave në sektorin publik. Do të thotë, për vitin 2017, nuk ka vend në buxhetin e aprovuar apo në objektivat fiskale si pjesë e programit të miratuar nga FMN për të rritur pagat”, tha Vermeulen.
Ai shton se për vitin 2018, zhvillimet në pagat e sektorit publik duhet të udhëhiqen nga projektligji i pagave që do të hyjë në fuqi vitin që vjen.
“Kjo rregull është shndërruar në Ligjin për pagat e sektorit publik, duke e lidhur rritjen e pagave me rritjen ekonomike, ashtu që rritja e pagave të jetë e bashkerenduar me rritjen e produktivitetit,” është shprehur ai për arbresh.info.
Vermeulen deklaron se përmes këtij projektligjit do të parandalohen premtimet e paqëndrueshme që po i bëjnë politikanët në prag të zgjedhjeve.
“Miratimi i rregullit është një arritje kyçe e programit aktual dhe ka për qëllim të parandalojë premtimet e paqëndrueshme parazgjedhore të pagave që kemi parë në të kaluarën. Ndërkohë që Kosova është duke hyrë në një cikël të ri zgjedhor, është e domosdoshme që faturat e pagave të sektorit publik në buxhetin e vitit 2018 të respektojnë kufirin ligjor të paraparë në këtë rregull”, theksoi ai.
Isa Mustafa në mbledhjen e fundit të qeverisë ka kërkuar nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti që në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar të propozojë mundësi të rritjes së pagave për shërbyesit civilë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.

T� tjera
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...



































