Ekonomi

FMN e shuan “ëndrrën kroate” të Kryeministrit – ekonomia nuk rritet sipas parashikimeve

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 20 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vitit 2021 s’kishte lënë konferencë e intervistë për media të huaja e vendore pa e përmendur faktin se Kosova nën qeverisjen e tij ka shënuar një rritje ekonomike të jashtëzakonshme. Madje kryeministri Kurti paralajmëronte, se në rast se Kosova do të vazhdonte me një rritje të tillë ekonomike, do t’i afrohej edhe Kroacisë.

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqtë e Kosovës është kjo rritje dyshifrore ekonomike. A e dini se çka do të thotë nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 për qind ne do t’i afrohemi Kroacisë. Nëse vazhdojmë vit pas viti me këtë rritjen 10% që është e pashembullt në Ballkan ne do t’i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së”, kishte deklaruar kryeministri Kurti më 29 tetor 2021, raporton Express.

Ndërkohë, paralajmërimet për rritje të çmimeve i kishte cilësuar si paralajmërime ogurzeza të cilat sipas tij tentojnë të ngjallin edhe panik. Sipas Kurtit, kosovarët po shpenzojnë më shumë sepse e dinë që të ardhmen e kanë të mirë .

-Advertisement-

“Këto paralajmërimet ogurzeza për rritje të çmimeve kanë efekte negative dhe kanë për synim prej dikujt edhe të ngjallin panik. Rritja ekonomike tek ne ka ndodhur sepse qytetarët kanë shpresë e mendojnë të ardhmen më të mirë se të tashmen dhe më shumë preferojnë të shpenzojnë sesa të kursejnë. Kur e mendon të ardhmen më të errët sesa të tashmen preferon të kursesh për ditë të zeza, ndërkaq kur e mendon të ardhmen më të ndritshme se të tashmen preferon të shpenzosh sepse ka para shikueshmëri pozitive dhe nuk ka rrezik negativ. Kundërshtarët e Kosovës kanë interes që qytetarët të mos shpenzojnë por të kursejnë”, kishte potencuar Kurti në tetor 2021.

Megjithatë projeksionet e dala nga Fondi Montar Ndërkombëtar pas zhvillimeve globale gjatë këtij viti, përfshirë luftën në Ukrainë, e kanë prerë në gjysmë ëndrrën e Kurtit për ta zënë Kroacinë.

Në të dhënat e përditësuara në muajin prill 2022, projeksioni për rritje ekonomike për këtë vit që ishte dhënë në janar ka shënuar një rënie prej 1 %. Pra në raportin e muajit prill Kosova pritet të ketë një rritje ekonomike prej 2.8 % dhe jo 3.8 sa mendohej në muajin janar.

Raporti i muajit janar 2022, projeksioni për vitin 2022

Lajmit të keq për këtë rënie i shtohet edhe fakti se inflacioni në Kosovë është rritur ndjeshëm. Çmimet kanë fluturuar dhe në projeksionin e FMN-së për këtë vit rritja e çmimeve shkon në 9.5%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera