Lajme

“Fluturon” çmimi i vajit të ullirit, një litër shkon në 8.59 euro

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 28 April 2022

Çmimet e produkteve ushqimore po vazhdojnë të rriten nga dita në ditë. E kësaj rritje nuk i kanë shpëtuar as produket e konsumit ditor, shkruan Gazeta Infokus.

Ishte vaji ai që shënoi rritje enorme të çmimeve, por së fundi vaji i ullirit ka shënuar rritje të çmimit , ku çmimi për një litër vaj ulliri ka shkuar në 8.59 euro, madje pas zbritjes.

Kështu ka bërë të ditur analisti Imer Mushkolaj i cili ka publikuar një fotografi në Facebook.

-Advertisement-

“Kaq kushton një litër vaj ulliri në Prishtinë. Plus me zbritje🤦‍♂️”, ka shkuar Mushkolaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera