Lajme

Fluturimi me aeroplan i arkivolit të Mbretëreshës u ndoq live nga 5 milionë njerëz

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 14 September 2022

Flightradar e ka publikuar fluturimin e arkivolit të Mbretëreshës Elizabeta II, nga Edinburgu për në Londër në bazën ajrore të forcave mbretërore Northolt.

Faqja e cila është e specializuar për përcjelljen e fluturimeve ka bërë të ditur se ky fluturim ka thyer rekord.

Atë e kanë përcjell 5 milionë njerëz LIVE (drejtpërdrejtë).

Kjo duket se është një shifër më e lartë sesa ai i Nancy Pelosit, kur kishte fluturuar drejt Tajvanit.

Fluturimi i saj u raportua se ishte ndjekur nga mbi 2 milionë njerëz në mbarë botën.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta II, vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Të tjera