Fluturimi 50 minutësh Kosovë – Serbi, ka plot detaje që duhet të sqarohen
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 20 January 2020
Marrëveshja që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Berlin me ndërmjetësim amerikan ende nuk është bërë krejtësisht e njohur. Për të realizuar linjën Prishtinë – Beograd, palët bashkë me kompaninë gjermane “Lufthansa” duhet të sqarojnë në javët në vijim shumë detaje në mënyrë që një aeroplan Prishtinë -Beograd të mundet më në fund të fluturojë në dy kryeqytetet. Nëse nuk dalin pengesa të reja politike.
Për marrëveshjen e befasishme që u shpallë sot në Berlin e që u quajt “letër qëllimi” për fluturime në relacionin Prishtinë – Beograd e që u nënshkrua në Ambasadën e SHBA’së në Berlin nga përfaqësues të Kosovë e Serbisë, ka ende shumë pikëpyetje.
Reagimet ishin të ndryshme për të. Politikisht u mbështet edhe nga autoritetet në Prishtinë, por pati shumë pikëpyetje. Dikush kërkoi sqarime nëse do të hapet komplet hapësira ajrore serbe për fluturimet nga Kosova, apo vetëm për këtë fluturim specifik. Po ashtu u kërkuan informata edhe për cështjen e dokumentacionit që do të përdorin udhëtarët eventualë nga Kosova kur të aterojnë në Serbi para doganierëvë serbë. Serbia nuk e njeh Kosobën dhe dy palët kanë një marrëveshje që udhëtimi në të dyja anët me letërnjoftime. Po ashtu pati edhe shqetësime se Serbia është e vetmja që do të përfitojë nga kjo linjë ekonomikisht.
Përfaqësuesi i Kompanisë Lufthansa Michael Knitter që ishte ceremoninë e nënshkrimit ka thënë se “detajet e nevojshme do të qartësohen në javët e ardhshme”
Knitter ka thënë se ky hap i shërben afrimit të mëtejmë të Kosovës dhe Serbisë.
Por, ato që mbesin shqetësime kryesore janë të natyrës politike dhe të sigurisë së udhëtarëve nga Kosova që do ta përdornin aeroportin e Beogradit.
Faqja Euractiv po ashtu shkruan se detajet për fluturimin që ka një distancë ajrore 250 km e që mendohet të zgjasë rreth 50 minuta duhet të sqarohen shumë cështje.
“Shumë detaje duhet sqraru, edhe nëse Beograd jep pajtimin për këtë plan. Serbia nuk i njeh dokumentet e e Kosovës apo kufirin shtetërore ndërmjet dy vendeve. Kjo nënkupton që udhëtarët që do të hyjnë në Serbi nëpërmjet kësaj linje mund të kthehen apo t’u paraqiten orobleme në kufi” shkruan Euractiv.
Pala kosovar thotë se lidhur me këtë institucionet e Kosovës do të ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.
“Të gjitha fluturimet kërkojnë aprovimet dhe licencat sipas kërkesave rregullatorë të zbatueshme në Republikën e Kosovës si dhe bazuar në legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Ajrore Evropiane (HPAE (ECAA))” bëjnë të ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.
E nëse gjithcka shkon sic duhet dhe dy palët tejkalojnë pengesat politike përfshirë edhe cështjen e taksës që Serbia e ka përmendur si kusht që kjo marrëveshje të implementohet, duket se amerikanët i kanë shtyrë palët që të bëjnë progres në bisedimet e bllokuara tash e sa kohë. Europianët që deri më tani e kanë pasur në dorë ndërmjetësimin e bisedimeve deri më tani nuk kanë reaguar.
Të tjera
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...