Fluturime për në “Kosovën serbe” dhe “Kievin rus” – fotoja “fake” që po qarkullon në media
Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 27 December 2022
Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin e Beogradit është klikuar qindra-mijëra herë në mediat sociale. Por sipas hulumtimit të DW ajo është e falsifikuar.
Fluturimi i pretenduar që ka si destinacion “Kosovo Serbia” duket se është provokim i qëllimshëm. Kosova nuk është qytet, por shtet dhe në tabelat e aeroporteve zakonisht nuk shënohet emri i shtetit, por i qytetit ku mbërrin avioni. Po ashtu parlamenti i Kosovës shpalli në vitin 2008 pavarësinë, edhe pse Serbia, Rusia dhe Kina, apo pesë vende të BE-së nuk e njohin atë. Edhe Kievi është kryeqyteti i Ukrainës dhe jo qytet në Rusi.
Po ashtu nëse e shohim më me kujdes fotografinë, bien në sy falsifikime të tjera. Në anën e majtë, për shembull, në rastin e fluturimeve të supozuara për në Kiev dhe Kosovë janë flamujt e shteteve në vend të logove të linjave ajrore, si në rastin e fluturimeve të tjera.
Numrat e fluturimeve dëshmojnë për manipulimin
Sipas hulumtimit të DW edhe numrat e fluturimit tregojnë se fotografia është e falsifikuar. Numri i fluturimit është një numër identifikimi që specifikon një fluturim të një kompanie ajrore të caktuar. Shkronjat janë shkurtesa e linjës ajrore, kurse numrat lidhen me informacione në lidhje me fluturimin, vendin dhe kohën e nisjes dhe destinacionin.
Kështu fluturimi i pretenduar për në Kosovë me numër W6 4051 është sipas “My Flight Right” numri identifikues i një fluturim të “Wizz Air” nga Beogradi në Basel-Muhlhouse-Freiburg (MLH).
Edhe fluturimi për Kiev tregon se fotografia është e manipuluar. I pyetur nga DW një zëdhënës i “Air Serbia” konfirmoi se fluturimi JU600 i përket lidhjes Beograd-Vjenë dhe se “Air Serbia” nuk fluturon për në Kiev.
Tabela e fluturimeve provë tjetër për manipulimin
Edhe tabela e fotografuar nuk është në aeroportin e Beogradit. I pyetur nga DW një zëdhënës i aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd sqaroi se tabelat dhe ekranet e fluturimeve në këtë aeroport janë ndryshe nga ajo që shihet në fotografi. Aeroporti i Beogradit dërgoi si provë edhe fotografi të tabelave aktuale të ekraneve të fluturimeve.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...