Lajme

Fluksi i investimeve të huaja direkte në Kinë, afto 920 miliardë juanë në nëntë muajt e parë

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 22 October 2023

Investimet e huaja direkte në përdorim aktual në Kinë arritën në 919.97 miliardë juanë (rreth 128 miliardë dollarë amerikanë) në nëntë muajt e parë të vitit, njoftoi Ministria e Tregtisë, citoi “Xinhua”.

Shifra ka rënë me 8.4 për qind krahasuar me një vit më parë. Rënia erdhi si pasojë e ritmit të ngadaltë të rimëkëmbjes ekonomike globale dhe bazës së lartë të regjistruar vitin e kaluar, sipas ekspertëve.

Gjatë kësaj periudhe, 37,814 firma të reja me investime të huaja u krijuan në të gjithë vendin, me një rritje prej 32,4 për qind në bazë vjetore.

-Advertisement-

Investimet e huaja direkte në prodhim u rritën me 2.4 për qind në bazë vjetore, me atë në prodhimin e teknologjisë së lartë me 12.8 për qind.

Investimet e huaja direkte nga Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja u rritën përkatësisht me 121.7 për qind, 116.9 për qind dhe 109.2 për qind, tregojnë të dhënat nga ministria.

Investimet e huaja direkte në Kinë mbeten në një trajektore pozitive në terma afatgjatë.

Këshilli i Shtetit ka publikuar udhëzime për të optimizuar mjedisin e investimeve të huaja të Kinës dhe për të rritur flukset hyrëse të investimeve të huaja

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera