Fluks udhëtarësh në Rinas – Në 2 ditë hyjnë 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj
Autori: Gazeta inFokus
18:29 | 13 Gusht 2017
Policia Kufitare vijon punën për të përballuar fluksin e hyrje – daljeve të shtetasve që qarkullojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Në një njoftim të komisariatit të Policisë Kufitare Rinas bëhet e ditur se puna është përqendruar edhe në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vëmendje e veçantë është kushtuar edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të atyre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së. Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj dhe kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj. Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.
Gjatë këtyre ditëve nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”. Po ashtu janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe. Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë: 39 shtetasve bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit gusht.
Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...

































