Lajme

Fluks në portin e Vlorës, 25 mijë persona hyjnë në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 09 August 2017

Vetëm përgjatë muajit Korrik dhe fillimit të Gushtit në Shqipëri kanë hyrë rreth 26 mijë persona nga Porti i Vlorës.

Të dhënat konfirmohen  nga shefi i marketingut në këtë port, Nestor Gavani i cili bën të ditur se rreth 30% e qytetarëve janë shtetas të huaj, kryesisht nga Italia, Zvicra dhe Bullgaria. Për të përballuar fluksin porti i Vlorës ka shtuar sportelet, në dispozcion janë 9 sportele nga katër të tilla.

“Porti i Vlorës ka marrë masa për përballimin e fluksit duke rritur numrin e punonjësve, sigurinë për të gjitha degët përkatëse. Drejtoria e portit ka punuar me 9 sportele për përballimin e të gjithë këtij fluksi.”, thote per Ora News, Nestor Govani.

-Advertisement-

Ndërkohë vetëm përgjatë këtij muaji janë regjistruar 9000 shtetas që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa Gavani thotë se fluksi i qytetarëve pritet të kulmoj më datën 15 gusht

Fluks në portin e Vlorës, 25 mijë persona hyjnë në ShqipëriGjatë muajit gushtit kompania, e cila kryen itinerarin Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas, ka vendosur në dispozicion të qytetarve një traget të dytë për të përballuar fluksin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera